Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Romës.
Klubi verdhekuq ka zyrtarizuar më në fund transferimin e belgut, duke e kaluar natyrisht nga arena e gladiatorëve, Koloseu.
“Ai ishte këtu”, shkruan Roma në postimin për prezantimin e Lukakut, i cili ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 90, numër të cilin e kishte në sezonin e fundit edhe te Interi.
Lukaku ka kaluar në Romë në formë huazimi nga Çelsi, teksa do të gjejë edhe një herë tjetër Murinjon duke u bashkuar me të për të tretën herë. Murinjo ka qenë më parë me Lukakun në Premier Ligë, te Çelsi dhe Mançester Junajtid.