Skuadra me renome Liria e Prizrenit është përforcuar në repartin e mbrojtjes.
Rigon Spahiu është përforcim i radhës për Lirinë, e cila synon rezultate sa më të mira në elitën e futbollit të Kosovës.
“Spahiu përforcon mbrojtjen.
Rigon Spahiu, vije nga Akademia e njohur e Shtutgartit.
Ai, pritet të jetë shtyllë e mbrojtjes bardhezi, duke ditur fizikun e tij.
Ai, ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, U-19”, njofton FC Liria.
Liria në tre ndeshjet e para nuk ka shijuar fitore, ka dy barazime dhe një humbje, duke u renditur në vend të shtatë me 2 pikë të mbledhura.