Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, me Besiktas-in, janë kualifikuar në fazën e Grupeve të Conference League.
Besiktas si vendas e mposhti me 1:0 Dynamon e Kievkit nga Ukraina, në sfidën e kthimit të play – off-it.
Rashica është paraqitur 75 minuta, duke e ndihmuar skuadrën drejt fitores.
Futbollisti Aboubakar ka shënuar në minutën e 52-të.
Dynamo edhe takimin e parë e ka humbur me rezultat 3:2.