Partizani nuk arriti t’ia dilte për t’u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Astanës në “Elbasan Arena”, në duelin ku nuk munguan kontestimet ndaj gjyqtarit turk.
Trajneri Zekiç së bashku me ndihmësin Kalari dhe Eros Grezda, shkuan për t’i kërkuar llogari arbitrit për vendimet e tij, që sipas të kuqve nuk ishin të drejta.
Në fund, teksa gjyqtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, nuk munguan as tifozët e revoltuar, teksa mes tyre pati edhe nga ata që hodhën bidona uji në drejtim të gjyqtarëve.
Veprime këto aspak të hijshme, që e rëndojnë klubin edhe nga ana ekonomike, pasi Partizani rrezikon gjobë nga UEFA, për sendet e hedhura në fushë.