“Provokacija” nga Serbia! Protagonistë u bënë tifozët e Olimpiakosit në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës, mes Çukariçkit dhe skuadrës greke që përfundoi me rezultatin 0-3.
Tifozët grekë të pranishëm në këtë duel, në sektorin e tyre shpalosën një banderolë ku shkruhej, “Kosova është Serbi”.
UEFA ka ndërhyrë për ta hequr këtë transparent, por siç shkruan mediumi serb “Telegraf.rs”, tifozët e Olimpiacosit e kanë kthyer sërish.
Siç raportojnë mediat serbe, UEFA në fillim të ndeshjes e ka kërkuar heqjen e tij dhe këtë e kanë bërë tifozët grekë, por që më vonë është kthyer sërish.