Ish-mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzali në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ka komentuar shorteun për fazën e grupeve të Champions.
“Grupi më i vështirë ishte F, por nuk do të isha shumë negativ.
Kuqezinjtë padyshim kanë gjetur një grup të vështirë, por për mua ata luajnë me të gjithë. PSG-ja ka ndryshuar shumë dhe si ekip ata ende duhet të formohen.
Borusia Dortmund dhe Njukasëll janë skuadra të shkëlqyera, por Milani është i barabartë, në mos superior. Sigurisht që do të jetë faktori fushë, skuadra e Piolit do të shkojë në stadiume shumë të nxehta.
Për sa i përket grupit C nuk ishte një short shumë me fat për Napolin, pasi Reali është gjithmonë Real. Por nga ajo që tregoi vitin e kaluar dhe në fillimin e kampionatit, Napoli është me të vërtetë në nivelin e parë”, deklaroi ai.