Manchester City konfirmoi këtë të premte blerjen e Matheus Nunes nga Wolverhamptoni.
Futbollisti i Kombëtares portugeze ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Premier League-s, ku gjen bashkëkombësit e tij Rúben Dias dhe Bernardo Silva.
Detajet financiare nuk bëhen të ditura, por mendohet se kartoni i futbollistit ka kushtuar rreth 60 milionë euro.
Matheus Nunes është nënshkrimi i katërt në këtë merkato, pas kroatëve Mateo Kovacic dhe Josko Gvardiol, si dhe anësorit belg Jeremy Doku. Matheus Nunes do të veshë fanellën me numrin 27.