Mesfushori Kol Palmer është zyrtarisht futbollist i Çelsit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi blu përmes një postimi në rrjetet sociale.
Futbollisti anglez ishte vendimtar në Superkupën e Europës teksa shënoi golin e barazimit për Mançester Sitin dhe më pas ndeshja shkoi në penallti ku triumfuan “qytetarët”.
“Blutë e Londrës” kanë paguar 47 milionë euro për Palmerin. Ai ka firmosur një kontratë 7-vjeçare.
“Jam i emocionuar për fillimin dhe është fantastike të nënshkruash. Arrita tek Çelsi sepse projekti këtu më duket i mirë dhe falë platformës që do të kem të përpiqem të shfaq talentin tim.
Është një ekip i ri dhe i uritur dhe shpresojmë se mund të bëjmë diçka të veçantë këtu”, ishin fjalët e tij para si futbollist për klubin londinez.