Skuadra e Manchester City, në harkun e pak orëve, ka zyrtarizuar tri lëvizje.
Nga skuadra e kampionëve të Anglisë janë larguar dy lojtarë: Tommy Doyle dhe Cole Palmer. Ndërkohë që, për kampionët e Europës do të luajë Matheus Nunes.
Të trija këto lëvizje janë konfirmuar sot. Tommy Doyle do të huazohet te skuadra e Wolverhampton për një vit, me të drejtë blerje për 5 milionë euro. Seoznin e kaluar lojtari luajti poi huazuar te Sheffield.
Surprizë largimi i sulmuesit të ri Cole Palmer, që u transferuar te Chelsea për 45 milionë euro. “Blutë” e Londrës firmosën një kontratë 7-vjeçare me 21-vjeçarin, duke siguruar kështu sulmuesin që u mungonte. Palmer realizoi golin e barazimit për City në finalen e Superkupës Europiane.
Ndërkohë, për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola do të luajë mesfushori portugez Matheus Nunes, që vjen për 62 milionë euro nga Wolverhampton.
Lojtari firmosi një kontratë 5-vjeçare me City. “Jam shumë i lumtur që i bashkohem kampionëve të Europës, një klub që e admiroj prej kohësh”, tha Nunes.