E ardhmja e Romelu Lukaku-t ka qenë një nga telenovelat e merkatos së verës.
Një telenovelë që ka pasur një fund surprizë. Pasi i mbylli telefonin Inter-it, belgu kërkoi të transferohej tek Juventus-i.
Pasi u kuptua se transferimi te bardhezinjtë nuk ishte i mundur, në garë është futur Roma e Jose Mourinho-s që ka siguruar sulmuesin, i cili është huazuar për këtë sezon nga verdhekuqtë.
Një tradhti, ajo ndaj Inter-it, që nuk ka qenë e lehtë për t’u gëlltitur nga zikaltrit.
Veçanërisht nga Lautaro Martinez, kapiteni i ri i zikaltërve, i cili duket se ka mbetur shumë i zhgënjyer nga belgu.
Tani, lideri i ri i Inbter-it ka vendosur të mos e ndjekë më Big Rom në rrjetet sociale.
Një zgjedhje simbolike e rëndësishme, duke parë se jetojmë në një epokë ku mesazhet jepen nga rrjetet sociale, veçanërisht gjatë merkatos, siç kishte bërë vetë Lukaku në muajin korrik.