Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni në mesin e pesë ndeshjeve, ditën e shtunë do të sjell edhe derbin shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit në Tetovë.
Para këtij dueli nga bardhekaltërit e Çairit, ka folur Arbi Vosha, i cili e vlerëson Shkëndijën, por thotë se synimi i Shkupit janë tre pikët.
“Kemi punuar dhe jemi përgatitur maksimalisht për derbin që na pret me Shkëndijën.
Është një ndeshje mjaftë e rëndësishme për ne si skuadër, ku synojmë fitoren, që njëkohësisht t’ua ndërprejmë serinë e fitoreve ekipit nga Tetova dhe ne të vazhdojmë të ngritemi.
Nuk do të jetë e lehtë, pasi kemi të bëjmë me ekip kualitativ dhe me futbollist të ri, por gjithsesi, i kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe do të kërkojmë që të marrim maksimumin.
Shpresoj të kthehemi me tre pikë në Çair dhe ti gëzojmë edhe tifozët tanë Shvercerat”, ka thënë Arbi Vosha.