Spalletti debuton me Italinë, publikohet lista e “axurrëve” për sfidat me Maqedoninë dhe Ukrainën!
Italia do të nisë një kapitull të ri me Luciano Spaklettin si trajner të saj.
Ky i fundit ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat kualifikuese të “EURO 2024”, me Maqedoninë e Veriut në Shkup dhe me Ukrainën në Milano.
Nuk shihen shumë ndryshime nga lista e fundit e Mançinit, teksa misioni i padiskutueshëm për ish-trajnerin e Napolit është kualifikimi në Europianin e Gjermanisë.