Pikë e madhe për Heidenheim.
Në frymën e fundit mysafirët shtangën Dortmundin, duke luajtur baras me rezultat 2:2, në takimin e javës së tretë të Bundesliga I.
Brandt (7') e Can (nga penalltia 15') realizuan për epërsinë 2:0 të verdhezinjve.
Skuadra e Heidenheim nuk u dorëzua deri në fund duke barazuar me golat e futbollistëve Dinkci (61') e Kleindienst (82’- nga penalltia.
Pika e parë e parë për mysafirët.
Dortmundi zë vendin e 6-të me 5 pikë e Heidenheim është në 13-tin me 1.