Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të parë jashtë Kosovës.
Ish-sulmuesi i Ballkanit që në paraqitjet e tij të para me Rapid Bukureshtin ia doli të lë gjurmë, duke dëshmuar aftësitë e tij prej një sulmuesi të madh.
Rrahmani shkëlqeu edhe të premten mbrëma, në fitoren 4:0 në derbin lokal ndaj Dinamo Bukureshtit.
Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i dy golave.
Ai tani numëron katër gola gjithsej, në vetëm dy paraqitje në elitën e futbollit rumun.
Padyshim se kjo është një arsye që klubi i Rapidit të mburret me 24-vjeçarin.
Faqja zyrtare e këtij klubi në “Facebook” ka bërë një postim të tillë sot.
Postimi u bë me një fotografi të Rrahmanit, në një lloj kuizi:
“Superliga është në” është pyetja, kurse përgjigja e saktë është “Telashe”.
Pra, edhe klubi vlerëson së Superliga është në telashe me sulmuesin e Kosovës.
Rapidi gjithashtu përmendi në mbishkrim klubin gjerman, Wolfsburg, që ditë më parë kishte bërë një postim të njëjtë, për Jonas Wind.
“VfL Wolfsburg sfida u pranua”, shkroi klubi rumun.