Interi ka befasuar në ditën e fundit të merkatos, duke prezantuar Klasenin si afrimin më të ri në skuadër.
30-vjeçari vjen si një përforcim në mesfushë, një repart që duket i mbingarkuar.
Sipas mediave italiane, nga burime brenda klubit është konfirmuar se holandezi do të jetë pjesë e listës së zikaltërve për Champions League.
Ky fakt vë në rrezik Kristjan Asllanin. Inzagi tashmë duhet të lërë jashtë listës së Champions-it njërin mes mesfushorit shqiptar dhe Sensit.
Asllani shihet si një nga talentet më të mëdha në Serinë A, por nuk po merr besimin e duhur nga Inzagi, i cili edhe në këtë sezon të ri ka vendosur ta lërë në stol në ndeshjet e zhvilluara.