Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shpallur të premten listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet kualifikuese të Europianit 2024 në shtator.
Risia më e madhe e tij ka qenë përfshirja e talentit të Barcelonës Lamin Jamal në moshën 16 vjeç.
Por në konferencën për shtyp, trajneri i Spanjës, ka qenë nën presion në lidhje me ngjarjet e fundit në federatën spanjolle dhe përfshirjen e presidentit Luis Rubiales dhe daljen e tij në krah të Rubialesit.
“Unë nuk kam përse të jap dorëheqjen, duhet të kërkoj falje, kjo është e qartë.
Kam bërë një gabim, një gabim njerëzor të pafalshëm.
Nëse do të mund të kthehesha, nuk do ta kryeja më atë veprim”, tha numri një i stolit të Spanjës.