I mjaftojnë vetëm 4 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Lazion!
Sulmuesi shqiptar, Flavio Sulejmani ka shënuar golin e parë me Lacio U-19 pas 4 minutash lojë.
Teksa rezultati ishte 0-1 për Verona U19 trajneri vendosi të futë në lojë Sulejmanin, teksa ky ndryshim i ka dhënë menjëherë frytet.
Futbollisti ka rikthyer baraspeshën, teksa në të 48’ Di Tomaso ka shënuar golin e avantazhit për vendasit.
Aktualisht ekipi i Sulejmanit udhëheq sfidën me rezultatin 2:1..