Bayer Leverkuseni ka varguar fitoren e tretë rresht në elitën e futbollit gjerman.
Granit Xhaka me Bayerin shënuan fitore me rezultat 5:1 ndaj Darmstadt-it.
Xhaka është paraqitur titullar deri në minutën e 80-të, duke kontribuar në fitoren e thellë.
Xhaka në minutën e 31-të është ndëshkuar me karton të verdhë.
Për Bayerin shënuan Boniface (21' e 61'), Palacios (49'), Hofmann (67') e Hlozek (83') dhe për mysafirët realizoi Vilhelmsson (25').
Bayer kryeson me 9 pikë dhe Darmstadt është në pozitën e fundit me 0 pikë.