Augsburgu si vendas ka barazuar me rezultat 2:2 me Bochumin, në takimin e javës së tretë të Bundesliga !.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, është paraqitur nga minuta e parë për Augsburgun.
Ai është zëvendësuar në minutën e 78-të.
Për Augsburgun shënuan Beljo (35') e Demiroviq (62') dhe për Bochumin realizoi Asano (45+3' e 64').
Augsburg dhe Bochum deri me tani nuk kanë shijuar fitore, renditen në vend të 12-të përkatësisht të 13-të me nga 2 pikë.