Manchester City ka vazhduar me fitore, duke regjistruar të katërtën me radhë në Premier League.
City si vendas e ka mundur me rezultat 5:1 Fulhamin, në takimin e javës së 4-të.
Për Cityn realizuan Alvarez (31'), Ake (45+5'), Haaland (58' , 68’-nga penalltiae 90+5')) dhe për Fulham shënoi Ream (33').
Manchester City kryeson me 12 pikë, pasojnë Tottenham me 10 dhe Fulham është në vend të 13-të me 4 pikë.