Liria e Prizrenit ka shënuar fitoren e parë me rezultat 2:1 ndaj Fushë Kosovës, në takimin e javës së 4-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Melos Zenunaj në minutën e 34-të ka realizuar për epërsinë 1:0.
Mysafirët barazuan me golin e Ivgiq në minutën e 66-të.
Zenunaj në minutën e 90-të ia siguron fitoren Lirisë.
Liria renditet në vend të pestë me 5 pikë dhe Fushë Kosova në fund me 0 pikë.