Ferizajt kthehet me tre pikë nga Prishtina.
Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 1:0 në duel me Flamurtarin, në takimin e javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.
“Fitorja e parë dhe shumë e rëndësishme si mysafir.
Një ndeshje e dominuar në tërësi nga skuadra jonë.
Pas shumë rasteve të humbura në pjesën e parë, pak minuta para përfundimit të pjesës, ishte Filip Gligorov që realizoi nga pika e bardhë, pasi në zonë u pengua sulmuesi Betim Haxhimusa.
Ky njëherit ishte goli i vetëm, por i tre pikëve të rëndësishme në rrugëtimin tonë drejt Superligës”, njofton FC Ferizaj.
Ferizaj kryeson me 7 pikë dhe Flamurtari është në vend të pestë me 3 sosh.