Derbi Shkëndija - Shkupi nuk ka fitues

Futboll

Derbi Shkëndija - Shkupi nuk ka fitues

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:54
Pamje nga ndeshja

Derbi i klubeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija-Shkupi u mbyll me porta të paprekura.

Dy skuadrat u përballën në kuadër të javës së gjashtë të elitës së futbolllit në Maqedoni, megjithatë në fund ndanë pikët.

Edhe në fraksionin e dytë, pavarësisht tentativave nuk u gjet “receta” e golit as nga Shkëndija e Tetovës dhe as nga Shkupi.

Në fund gjithçka u mbyll në “paqe” me Shkëndijën që kryeson me 13 pikë, teksa Shkupi renditet në vend të katërt me nëntë pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat