Pas disfatës me Liverpool, Newcastle pësoi një tjetër humbje, e treta radhazi në Premier League.
Këtë herë në transfertë ndaj Brighton me skuadrën e Eddie Howe që u mposht me shifrat 3-1 nga Brighton.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto De Zerbi iu fal një ndeshje fantastike të Evan Ferguson që realizoi një tregolësh.
“Qymyrxhinjtë” e patën të pamundur t’i përgjigjeshin ritmit të vendasve dhe pësuan një disfatë që ul me këmbë në tokë Newcastle që e kishte nisur kampionatin me pretendime madhore.
Nga ana tjetër, edhe Brighton harroi humbjen e javës së kaluar ndaj West Ham dhe u rikthye te tre pikët duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve ndërsa mbajnë vendin e katërt pas katër javëve të para. Ndërkohë, Newcastle renditet në vendin e 14-të me vetëm tre pikë.