Cristiano Ronaldo është kthyer në protagonist të padiskutuar te Al-Nassr, ndërsa në sfidën e javës së pestë të Saudi Pro League, realizoi një gol dhe dha dy asist në fitoren 1-5 të ekipit të tij në transfertën e Al-Hazem.
Miqtë gjetën avantazh në minutën e 33’, ku pas asitit të Ronaldos, Ghareeb gjeti rrugën drejt rrjetës dhe zhbllokoi sfidën.
Ndërsa në minutën e 45+8’ Al Khaibari shënoi golin e dytë për skuadrën e Al-Nassr dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2.
Në nisje të fraksionit të dytë, më saktë në minutën e 48’ Al-Hazem u kundërpërgjigj me Badamosi, duke ngushtuar diferencën.
Megjithatë i asistuar nga CR7, Otavio gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 57’, duke i dhuruar golin e tretë ekipit.
Më tej në minutën e 68’ Cristiano Ronaldo realizoi një super goditje, duke e çuar topin në fundin e rrjetës dhe duke bërë “poker” për skuadrën e tij.