Besa e Dobridollit vazhdon përforcimet në ekip edhe pasi ka nisur sezoni i ri në Ligën e Dytë. Kësaj here ata kanë vendosur të përforcojnë mbrojtjen.
Besa në faqen e saj zyrtare në Facebook ka prezantuar mbrojtësin e djathtë Burim Saliji. Talenti 19-vjeçar nga Kumanova vjen te Besa nga Akademia e Rabotniçkit.
Besa nesër në Vrapcishtë në kuadrin e javës së 4-të të Ligës së dytë e pret Sasën nga Makedonska Kamenica. Takimi luhet në Vrapcishtë me fillim prej orës 16:00.
Besa nga tre ndeshje të lujtura ka po aq fitore dhe me 9 pikë është në krye të tabelës.