Davy Klassen ishte goditja e minutave të fundit për Interin në merkaton e verës me holandezin që mbyll transferimet e zikaltërve në këtë periudhë dhe kompleton kështu organikën e trajnerit Simone Inzaghi sa i takon repartit të mesfushës.
Në fjalët e tij të para si lojtar i Inter, 30-vjeçari shprehet i lumtur ndërsa shpreson që të argëtohet në fushë dhe të fitojë tituj me zikaltërit.
“Mund të luaj në të gjitha pozicionet e mesfushës, kështu jam gati ta ndihmoj skuadrën si në aspektin difensiv ashtu edhe në atë ofensiv.
Objektivi im është të fitoj shumë ndeshje dhe trofe me Interin.
Serie A është një kampionat i vështirë, kështu më kanë thënë, por unë dua të argëtohem”, u shpreh Klassen.