Shtyhet ndeshja mes Atleticos së Madridit dhe Sevillas. LaLiga ka marrë vendimin për të shtyrë takimin e planifikuar për t’u luajtur sot në orën 18:30, për shkak të motit të keq në kryeqytetin spanjoll.
Institucionet meteorologjike në Spanjë kanë parashikuar reshje të shumta, jashtë të zakonshmeve në fashën orare 12:00-18:00 dhe autoritetet madrilene kanë kërkuar që takimi të mos luhet.
Kjo pasi do të ishte e vështirë të menaxhohej lëvizja masive e tifozëve drejt stadiumit, në kushtet e një moti të rënduar në kryeqytetin spanjoll.
Në këto kushte, LaLiga mori vendimin që sfida të mos luhet, teksa data e rikuperimit të saj pritet të vendoset më vonë.