Liverpoolli ka shënuar fitore të thellë, me rezultat 3:0 ndaj Aston Villës, në takimin e javës së katërt të Premier League,
Futbollistët e "Reds-ave" në 45 minutat e parë treguan fuqinë, duke bërë me dije se nuk ka vend për befasi.
Szoboszlai në minutën e 3-të realizoi për 1:0 dhe për të dyfishuar epërsinë me autogolin Cash (22').
Salah në minutën e 53-të i jep goditjen përfundimtare rivalit.
LIverpooli ka një seri të mirë, tre fitore e një barazime duke u renditur në vend të tretë me 10 pikë, dy me pak se lideri Manchester City dhe Aston Villa është në të 10-tin m 6 sosh.