Sërish Egnatia, Raphael Dwamena tund rrjetën e kundërshtarëve!
Pavarësisht se e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0 me 2, “rrogozhinasit” e Egnatias kanë vazhduar ofensivat e tyre sulmuese në fraksionin e dytë të lojës, duke arritur të gjejnë dhe golin e tretë të sfidës.
Pas një aksioni fantastik të fituesve të Kupës së Shqipërisë, topi bie në këmbët e “bomberit” ganez, Raphael Dwamena.
Ai si në pjesën e parë përballë potierit Brozi nuk gabon dhe çon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 0 me 3.