Dukagjini i Klinës ka treguar zemër të madhe, duke i marrë pikë Dritës.
Ballafaqimi u karakterizuar me rivalitetet të madh, me kthesa në rezultat dhe ka përfunduar pa fitues (2:2).
Portieri Kenan Haxhihamza është hero i pikës së Dukagjinit.
Mysafirët avancuan me golin e Bujar Shabanit në minutën e 30-të.
Drita mobilizohet dhe përmbysi epërsinë e klinasve.
Futbollisti Blerim Krasniqi ka barazuar rezultatin në minutën e 42-të dhe Besnik Krasniqi ka shënuar nga penalltia për 2:1 në minutën e 45+2.
Në minutën e 60-të Ardin Dallku ka barazuar rezultatin 2:2.
Në minutën e 90+2, Kenan Haxhihamza e ka mbrojtur penalltinë e Besnik Krasniqi.
Lojtari i Dritës godet dhe Haxhihamza me këmbë e ka mbrojtur pikën e bardhë.
Pas javës së katërt në elitën e futbollit të Kosovës, Malisheva kryeson me 9 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 9, Prishtinën 8, Llapin 7, Dritën 5 pikë etj. dhe Dukagjini renditet në pozitën e tetë me 2.
Djelmoshat e Armend Dallkut ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë ndërsa Drita ka një fitore e dy barazime deri me tash.