Egnatia arriti të fitonte me rezultatin 0-4 ndaj Kukësit, aty ku zv. trajneri Brahja u shpreh i lumtur për fitoren që skuadra e tij arriti të merrte.
Ndeshja? Jemi të kënaqur për faktin që dhanë çunat maksimumin. Ishim përgatitur për këtë ndeshje. E kishim vlerësuar Kukësin edhe pse është në ndërtim e sipër.
Vendosja e Duamenës? Strategjitë nuk janë të njëjta dhe kundërshtarët ndryshojnë. Vendosja shkoi mirë dhe i shfrytëzuam maksimalisht të gjitha hapësira e krijuara.
Ndërrimet më herët? I bëmë të gjitha ndërrimet. Futëm edhe Spahiun që ka vetëm 1 javë. Edhe Muhamedi është me perspektivë dhe hyri. Jam dakord që mund të jepeshin më shumë mundësi por ashtu e menduam për momentin.
Egnatia e pamëshirshme? Nuk kishim ide për t’u treguar të pamëshirshëm. Do të mundohemi të shënojmë sa të mundemi. Do të vazhdojmë javë pas jave të bëjmë lojën tonë”, u shpreh Brahja për MCN Tv.