Spektakël në “Emirates”!
Prej 29 minutash, në “Emirates Stadium” ka startuar sfida mes “topçinjve” të Arsenal dhe “djajve të kuq” të Manchester United, sfidë kjo e vlefshme për javën e 4-rt të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Të parët që zhbllokuan sfidën ishin “djajtë” e Erikt ten Hag, ku pa një pasimi fantastik të danezit, Christian Eriksen, “fantazisti” Marcus Rashford driblon bukur 2 mbrojtës të Arsenal dhe me një goditje fantastike brenda zonës mposht portierin Ramsdale.
Mirëpo, vetëm 2 minuta më vonë “topçinjtë” e Mikel Arteta krijojnë një aksion fantastik dhe me anë të kapitenit, Martin Odegaard gjejn rrugën e rrjetës, duke vendosur menjëherë baraspeshën.