Suhareka ka importuar tre pikë domethënëse nga Mitrovica, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:2 skuadrës me renome Trepçës, në takimin e javës së tretë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Presidenti i FC Suhareka, Rrustem Aliaj, është i ngazëllyer me pikët e plota që morën në përballje me Trepçën.
“Sa e ëmbël fitorja me përmbysje kundër Trepçës në Mitrovicë
Urime dhe përgëzime shtabit teknik e futbollistëve si bartës të fitores. Faleminderit për emocionet.
Thonë pas shiut vijnë rrezet e diellit.
Kështu FC Suhareka pas humbjes nga Dinamo, sot në Mitrovicë përballë Trepçës një skuadër dikur me në futbollin kosovarë, arritën fitore me përmbysje 4:2.
Futbollistët tanë dominuan gjatë tërë ndeshjes dhe me këtë fitore dëshmuan se ngadalë po komponohen duke treguar cilësitë e veta.
Kjo fitore na bën krenarë të gjithëve.
Urime Suharekë: Shkojmë tutje në sfidat e radhës”, ka shkruar Aliaj në profilin e tij në facebook.
Rezultatet
Dinamo - Drenica 2:1
Istogu - Rilindja 1974 0:3
Trepça - Suhareka 2:4
Trepça '89 - Rahoveci 0:0
Phoniex - Vëllaznimi 1;2
Renditja: Dinamo kryeson me 7 pikë, pasojnë Suhareka 6, Trepça 6, Trepça '89 5, Rahoveci 5, Rilindja 1974 4, Vëllaznimi 4, Phoniex 2, Drenica 1 dhe Istogu 0.