Torino ka shënuar fitore në frymën e fundit, me rezultat 1:0 ndaj Genoas, në takimin e javës së tretë të Serie A në futboll.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është paraqitur titullar dhe në çastet e fundit iu gëzua fitores.
Në minutën e 90+5, Radonjiq ka realizuar për fitoren e Torinos.
Torino shijon fitoren e parë dhe ngritet në vend të 11-të me 4 pikë e Genoa është në të 14-tin me 3.