Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, Shaban Tërstena, ka publikuar një foto interesante të viteve të 90-ta.
Legjenda e mundjes e ka një pyetje interesante për personalitetin që e shihni në foto.
“A e dini kush është kjo legjendë e futbollit shqiptar, që ka qenë në detyrë kombëtare në kohërat më të vështira dhe të sakrificës.
E di se pak vështirë me ditë se kush është, pasi që shumica janë mësuar mi njohur mashtruesit”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.
Në foto janë Tërstena dhe trajneri i futbollit, prof. Bylbyl Sokoli.