Sulmuesi anësor Arbnor Muçolli ka vazhduar shkëlqimin në elitën e Suedisë, duke shënuar dy herë në përballje me Malmon.
Muçolli që luan për Goteborgun, ishte i pandalshëm në pjesën e parë ku tundi rrjetën dy herë.
Sulmuesi 23-vjeçar fillimisht shënoi në minutën e 13-të për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.
Goli i dytë personal erdhi në minutën e 36-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Malmo që po lufton për titull, arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 2-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të.
Pjesë e ndeshjes ishte edhe sulmuesi Astrit Selmani që u fut në lojë në minutën e 64-të.
Muçolli ka katër gola e dy asistime në kampionat këtë sezon.