Ia ndali penalltinë reprezentuesit të Serbisë, kjo është nota për shqiptarin e Kosovës

Futboll

Ia ndali penalltinë reprezentuesit të Serbisë, kjo është nota për shqiptarin e Kosovës

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 12:33
Etrit Berisha

Pritja e penalltisë e shpëton Berishën, ja nota me të cilën vlerësohet portieri nga Kosova, reprezentues i Shqipërisë.

Etrit Berisha u kthye në protagonist te Empoli që në debutim, duke pritur penalltinë e reprezentusit të Serbisë, Dushan Vlahoviq.

Portieri i portës së Kombëtares, arriti të bënte një paraqitje të mirë, por pa arritur të shmangë humbjen e skuadrës së tij ndaj Juventusit me rezultatin 0-2.

Mediat italiane kanë vlerësuar pozitivisht paraqitjen e Berishës edhe pse në fakt pësoi dy gola.

Pritja e penalltisë, e ka ndihmuar jo pak në përmirësimin e notës, e cila arrin në 6.5 me paraqitjen e bërë.

“Berisha 6.5 – Nuk mund të bënte asgjë në goditjen nga afër të Danilos, madje arrin të presë penalltinë e goditur nga Vlahoviç, e duke mbajtur skuadrën në lojë dhe në mundësi për të barazuar, deri në momentin që Kieza dyfishoi”, shkruhet në vlerësimin për portierin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat