Futbollisti brazilian, Anthony është nën hetim me dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, Gabriela Cavallin.
Për këtë arsye, kombëtarja braziliane ka njoftuar se e ka përjashtuar lojtarin nga grumbullimi me kombëtarën.
“Në dritën e fakteve që dolën në dritë të hënën në lidhje me lojtarin e Manchester United, Antony, të cilat duhet të hetohen, dhe për të mbrojtur viktimën e supozuar, lojtarin, kombëtaren braziliane dhe Federatën, organizata informon se futbollisti është hequr nga kombëtarja braziliane”, thuhet në njoftimin e Federatës Braziliane të Futbollit.
Rastin e dyshimit për dhunë në familje është duke e hetuar gjykata e Sao Paolos në Brazil.