Skuadra turke kërkon mesfushorin italian tek Arsenali!
Pavarësisht se në 5 ligat më të mira të Evropës merkatoja është mbyllur që më 1 shtator, në Turq, ekipet kanë edhe 11 ditë kohë për të forcuar akoma më shumë ekipet e tyre, për këtë sezon dhe për këtë gjë duket se po mendojnë dhe “gjigandët” vendas të Fenerbahçe.
Klubi turk është i interesuar për mesfushorin e Arsenalit, Zhorzhinjo, i cili aktualisht është grumbulluar nga trajneri Luçiano Spalletti për ndeshjet kombëtares italiane fundjavën e ardhshme.
Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike pritet që shumë shpejt “fenerët” e Stambollit t’i bëjnë një ofertë “topçinjve” për shërbimet e mesfushorit, ndërsa për këtë të fundit marrëveshja është arritur prej disa javësh.