Galatasaray huazon mesfushorin e Tottenham!
Tanguy Ndombele është zyrtarisht lojtari më ri i Galatasaray-t.
Mesfushori ka kaluar në formë huazimi nga Tottenham te klubi turk, ku do të qëndrojë deri në përfundim të sezonit, pra deri në verën e 2024-ës.
Në kontratën e firmosur mes palëve është i përfshirë edhe opsioni i blerjes së kartonit të 26-vjeçarit nga Galatasaray pas përfundimit të huazimit.