Polonia në telashe para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

Polonia në telashe para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:30
Nikola Zalevski

Polonia do të mbërrijë në Shqipëri pas pak ditësh, ku do të përballet me kuqezinjtë në “Air Albania” në datën 10 shtator.

Në prag të këtij takimi, skuadra ka vijuar me përgatitjet, teksa për shkak dëmtimesh ka humbur edhe dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Nikola Zalevski i Romës dhe Lukas Skorupski i Bolonjas nuk do të jenë pjesë e skuadrës edhe pse ishin në listën e të grumbulluarve për shkak dëmtimi.

Për këtë, Santos ka thirrur Pavel Vzolek nga Legia Varshavën dhe Kamil Grabarën e Kopenhagës, por edhe ky i fundit është dëmtuar dhe vendin e tij e ka zënë portieri Marçin Bulka.

Trajneri Santos ka preferuar të shtojë forcat në portë, duke qenë se portieri i parë, Shezni është i dëmtuar dhe ka munguar prej ditësh me Juventusin. Në këtë mënyrë, Santos po përgatitet për të mos pasur surprizë para ndeshjes me Shqipërinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat