Kombëtarja e Shqipërisë ka dy ndeshjet vendimtare këtë javë në eliminatoret për Evropianin e vitit 2024 në Gjermani. “Kuqezinjtë” luajnë ndaj Çekisë dhe Polonisë në dy ndeshjet që pritet të jenë thuajse përcaktuese për fatin e kualifikimit. Jasir Asani është futbollisti thuajse më në formë i kombëtares kuqezi.
Djaloshi nga Shkupi ka shkëlqyer në kampionatin korean duke shënuar gola të bukur dhe vendimtar javëve të fundit.
28 vjeçari gëzon edhe besimin e trajnerit Silvinjo dhe pritet të jetë një nga emrat që pritet të vendosin fatin e golave për kombëtaren kuqezi.
Asani ka shkëlqyer tek Guanzhu në Korenë e Jugut duke u bërë emër mjaft i kërkuar edhe nga skuadrat evropiane.