Futbollistët e Bashkimit të Kumanovës gjatë fundjavës pritet të luajnë një ndeshje miqësore me Gostivarin.
Dy kryesitë janë në bisedime dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Ndeshja do të zhvillohet në Mavrovë.
Gostivari dhe Bashkimi do ta shfrytëzojnë pushimin në Ligën e Parë dhe të Dytë me anë të kësaj miqësore.
Bashkimi në katër ndeshjet e para të Ligës së Dytë të Maqedonisë ka 3 fitore dhe një humbje, i pesti në tabelë, kurse Gostivari në gjashtë ndeshje ka një fitore dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e fundit në tabelë.