Ragon kapiteni i Holandës: Ai mund të thotë çfarë të dojë, por Argjentina e meritoi Kupën e Botës!
Ish-trajneri i Holandës, Luis Van Gal ka deklaruar se Botërori i Katarit ishte i paramenduar dhe se gjithçka ishte planifikuar që të fitonte Lionel Mesi.
Por kapiteni Virxhil Van Dajk nuk mendon ashtu.
“Van Gal mund të thotë çfarë të dojë, është mendimi i tij, por unë nuk jam dakord me të dhe nuk ndaj të njëjtin mendim.
Argjentina e meritonte ta fitonte Botërorin”, u shpreh ai.