Kombëtarja spanjolle e femrave gjen zëvendësuesen e Vildës, për herë të parë në histori pankina i besohet një gruaje.
Horge Vilda u shkarkua nga pankina e kombëtares spanjolle për femra për shkak të mbështetjes ndaj Luis Rubiales.
Vetë federata spanjolle ka zbuluar zëvendësuesin e tij në stol.
Bëhet fjalë për Montserrat Tome Vaskez.
Një emërim historik, pasi 41-vjeçarja është gruaja e parë që do të drejtojë ekipin e femrave në Spanjë.