Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet në ditën e dytë për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2024.
Skuadra ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në në fushat e Shtëpisë së Futbollit.
Departmenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se përveç mesfushorit Qazim Laçi, i cili është lënë pushim edhe sot për shkak të gjendjes gripale, trajneri Silvinjo i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar për këto dy sfida.
Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më pas kanë punuar në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19.
Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites.