Tri ndeshje dhe ka shënuar tri gola për Struga Trim Lum në sezonin e ri të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Është fjala për sulmuesin Besart Ibraimin.
“Ka arritur shifrën prej tre golave në edicionin e ri ose gjithsej 189 gola në historinë e kampionatit maqedonas.
Nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet, duket qartë se këtë sezon Besart Ibrahimi, sulmuesi i kampionit do të arrijë shifrën magjike prej 200 golave në Kampionatin e Maqedonisë.
Ndryshe, në takimin me Tikveshin, ku Struga fitoi me 3:1, Ibraimi ka mundur të shënojë het-trik, por penalltinë e dytë nuk arriti ta realizojë në gol.
Pavarësisht kësaj, ai është lojtari i javës së 6-të”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.