Sulmuesi Lutfi Bilalli pritet t’i bashkohet skuadrës së Vardarit të Shkupit.
Bëhet fjalë për ish futbollistin e Gostivarit, Interblokut, Metalurgut, Pelisterit, Sileksit, Renovës, Besës dhe me karrierë ndërkombëtare në Greqi, Finlandë, Kosovë, Sllovaki.
“Sigurisht që Bilalli do të jetë opsion plus për trajnerin e Vardarit, Aleksandar Vasoski.
Siç dihet nesër është dita e fundit e afatit kalimtar”, - shkruan media maqedonase “Sportmedia”.
Vardari është rikthyer në. elitën e futbollit maqedonas dhe aktualisht renditet në vend të 11-të me 4 pikë.