Brenda “Fortuna Arena”, stadiumit që nuk është mbushur kurrë plot

Futboll

Brenda “Fortuna Arena”, stadiumit që nuk është mbushur kurrë plot

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 17:06
“Fortuna Arena”,

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në Pragë ndeshjen e saj të katërt në Grupin E të kualifikuesve të Euro 2024.

Kuqezinjtë e Silvinjos përballen me Çekinë vendase në stadiumin “Fortuna Arena”, një nga impiante kryesore të qytetit të Pragës.

Stadiumi në fjalë është përdorur rrallëherë për ndeshjet e kombëtares. Në fakt, rezulton se në të janë luajtur vetëm 17 ndeshje të kombëtares së Çekisë ndër vite, mes sfidave zyrtare dhe atyre miqësore.

Ajo që bie në sy është se ndonëse ka një kapacitet prej vetëm 19370 vendesh, stadiumi në fjalë nuk është mbushur kurrë plot për ndeshjet e kombëtares çeke.

Impianti në fjalë i është afruar kapacitetit të plotë vetëm në ndeshjen mes Çekisë dhe Portugalisë të luajtur në shtatorin 2022 për Ligën e Kombeve. Në atë sfidë, e cila u mbyll me shifrat 4-0 për Portugalinë, të pranishëm ishin 19322 tifozë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat